Pritjes i erdhi fundi, zbulohet data kur do të publikohet sezoni i dytë i “Squid Game”

“Squid Game”, seriali më i dashur koreano-jugor që theu rekorde shikueshmërie me sezonin e parë do të rikthehet në ekranin e Netflix pas tre vitesh pritje.

Platforma televizive ka njoftuar se menjëherë pas Krishtlindjes, më 26 dhjetor, të gjithë do të duhet të mblidhen pas ekranit për të ndjekur sezonin e dytë të “Squid Game”, ndërsa sezoni i tretë dhe i fundit do të publikohet në vitin 2025.

“Tre vjet pas fitores në Squid Game, Lojtari 456 mbetet i vendosur të gjejë personat pas lojës dhe t’i japë fund këtij sporti të egër. Duke përdorur pasurinë e tij për të financuar kërkimin e tij, Gi-hun fillon me vendin më të dukshëm: të kërkojë njeriun me kostum të mprehtë që luan ddakji në metro. Por kur përpjekjet e tij më në fund japin rezultate, rruga drejt shkatërrimit të organizatës del të jetë më vdekjeprurëse se sa ai e kishte imagjinuar: për të përfunduar lojën, ai duhet të ri-hyjë në të”, thuhet në përshkrimin për serialin në Netflix./a2cnn

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA PROFESORI I NJOHUR, MEVLAN KABO

Prof. Mevlan Kabo është një ndër përfaqësuesit e denjë të plejadës së gjeografëve, që hodhën bazat e arsimit dhe të shkencës gjeografike shqiptare, për të cilat ish-studentët, kolegët e tij dhe breza të tërë mësuesish dhe gjeografësh i janë mirënjohës.

Kontributi i tij i madh u shtri në shumë fusha: pedagogjike, shkencore, drejtuese dhe publicistike: drejtues i suksesshëm i sektori në Institutin e Studimeve e Botimeve Shkollore dhe enciklopedike…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU