Një letër e kompozitorit austriak, Wolfgang Amadeus Mozart, të cilën e ka shkruar në moshën 26-vjeçare ku zbulon dramën e dashurisë që po jetonte në atë kohë, pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm nga Christie’s në Londër.
E shkruar në verën e vitit 1782 , letra me dy faqe tregon se ai kërkon këshilla nga një mik i ngushtë pas një “keqkuptimi” me vjehrrën e tij të ardhshme.
Mozart shkroi shumë letra gjatë jetës së tij, por kreu i librave dhe dorëshkrimeve të Christie, Thomas Venning tha se është e rrallë të shohësh një të tillë në ankand.
Mozart dhe Constanze u martuan pak pasi u shkrua letra dhe ishin bashkë deri në vdekjen e tij në 1791 në moshën 35-vjeçare.
Letra pritet të shitet me çmimin më të lartë për një letër të Mozartit deri më sot me një vlerësim midis 300,000 – 500,000 £. / javanews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
PARTITURA E MOZARTIT 16-VJEÇAR SHITET PËR 372 500 EURO
Një partiturë origjinale me minuete e shkruar nga Wolfgang Amadeus Mozart në moshën 16-vjeçare dhe pjesë e koleksionit të Stefan Zweig, u shit sot në ankand. Ajo u shit për 372 500 euro. Pra gati sa dyfishi i çmimit të vlerësuar.
Dorëshkrimi, që përbëhet nga dy minuete të plota për orkestër. Këto janë kompozuar në Salzbourg në vitin 1772. Kjo që ka shkrimin me dorë të Mozart-it “Finis”, ishte vlerësuar midis 150 000 e 200 000 euro.
“Është variant i vetëm i partiturës. Mozart ka shkruar gjithnjë variante të para. Pa i ripërpunuar ato më vonë. Ndryshe nga Beet’hoven, i cili i rishikonte vazhdimisht kompozimet e tij”. Kështu u shpreh gjatë ankandit Simon Maguire, specialist dorëshkrimesh muzikore.
Dorëshkrimi, i cili nuk është botuar kurrë, përmban disa korrigjime. Po ashtu disa ndryshime të vogla. Një a dy prej të cilave janë bërë nga babai i Mozart-it, Leopoldi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult