Producenti i Hollivudit, filantropi dhe skenaristi, Steve Bing, ka vdekur në moshën 56-vjeçare pasi që ra nga kati i 27-të i një ndërtese në të cilën jetoi në Los Anxhelos, ndërsa dyshohet për vetëvrasje.
“Bing lëngonte nga depresioni dhe bëri vetëvrasje”, tha një burim po ky informacion nuk është vërtetuar, shkruajnë mediet amerikane.
Siç thuhet ai në kohën e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk është ndjerë mirë.
Steve Bing nga gjyshi trashëgoi 600 milionë dollarë dhe hoqi dorë nga studimet në universitetin “Stanford” që ta sprovojë veten në industrinë filmike./ObserverKult