E pranon profesori grek: Çamët i vranë dhe i përzunë…

Profesori i historisë së Ballkanit, sllavëve dhe sllavëve lindorë në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, Tsitselikis Constantine ka dhënë një intervistë për CNN.

Gjatë intervistës për CNN profesori shprehet: “Gjërat u tensionuan jashtëzakonisht në 1925-1926, kur qeveria greke në atë kohë e udhëhequr nga Venizelos rrëmbeu pronat e çamëve pa i kompensuar ato.

Kështu, vala e dhunës shpërtheu midis grekëve dhe çamëve.

Është një ide artificiale ajo se gjoja të gjithë çamët kanë bashkëpunuar me gjermanët. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të drejtuara nga Napoleon Zervas dëbuan me forcë në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë.

Nga kjo dhunë u vranë rreth 3.000 çamë, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim situata më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre. Kjo pasi që ata humbën pronat e tyre dhe shtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zervas nuk ishte ushtri e shtetit grek, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk ka pse ta fshehë këtë temë nën tapet. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht për këtë temë. Ajo e vendos këtë temë nën tapet, ndërkohë që kjo temë duhet të hapet për t’u diskutuar për atë që ka ndodhur atë kohë.

Fatkeqësisht, ajo që ndodhi, ndodhi, pa dyshim, por që nga ajo kohë ne jemi tre breza larg”./Koha Jonë

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË HISTORI TRONDITËSE NGA TRAGJEDIA ÇAME E 80 VITEVE MË PARË…

Nga Hajredin Isufi

Komunikoj shpesh me telefon dhe email me studiuesin Jorgo Koçi nga Filati autori i librit “Filates”. Kolegu im është me kulturë të gjerë, një enciklopedi e vërtetë dhe arkiv i gjallë për historinë ë re te Filatit e rrethinat.

Më pëlqen të komunikoj dhe të diskutoj rreth problemeve të luftës së dytë në Filat. Kjo sepse miku im është i vërtëtë në ato që shkruan, është i paanshëm.

Në një rast kur më tregonte disa detaje të marrëdhënieve të mira mes dy komuniteteve, myslimanët shqiptarë me bashkëqytetarët e tyre të krishterë dhe anasjelltas. Dhe, jo vetëm në qytet por edhe në fshatra.

Më tregoi me emra konkretë se si nga shqiptarët mysliman ashtu edhe nga të kishterët që kishin sakrifikuar në momente të vështira nga jeta e tyre në mbrojtje të njëri-tjetrit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult