Program i pasur artistik në Ditën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës

festivali

Edhe në ditën e dytë Festivali Poetik i Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, ofroi për publikun një program të pasur artistik që përfshiu të promovim libri, takime poetike, debat tematik, videoperformancë…

Para të pranishmëve me poezitë e tyre dhe me një diskutim tematik u paraqitën poetet Ledia Dushi, Manjola Brahaj dhe Arjola Zadrima .

–Me Ismet Kallabën nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e Ulqinit u diskutua për “Decentralizimin dhe demetropolizimin e kulturës”,

– U promovua romani i Ahmet Selmanit “Bërja e shkretëtirës” për të cilin do të flasin Zyrafete Shala dhe Hajriz Sejdiu,

– Mr.Indefinite u paraqit me video-performancën “Labirinti i barazisë”, ndërsa

– Genc Krasniqi u kujdes për pjesën muzikore.

Së shpejti në ObserverKult do të publikohen video-xhirimet nga Festivali.

ObserverKult

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.
Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.