“Programi për Familje”/ Në Galerinë Kombëtare të Kosovës mbahet punëtoria “Sitoshtypi në Tekstil”

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës “Programi për Familje” po vazhdon me aktivitete të shumta.

Kështu të shtunën (nesër ) duke filluar nga ora 12:00 mbahet punëtoria “Sitoshtypi në Tekstil” e udhëhequr nga Bekim Cej.

Përmes kësaj punëtorie, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se të gjithë ata që dëshirojnë mund të marrin një bluzë që e kanë të preferuar dhe mund të printojnë dizajne të ndryshme në të, duke e transformuar atë në një vepër të personalizuar arti.

Përveç kësaj të interesuarit, do të keni mundësinë për të mësuar teknikat dhe metodat e “Sitoshtypit” . Punëtoria është e hapur për të gjithë!

ObserverKult


Lexo edhe:

GALERIA KOMBËTARE E KOSOVËS PREZANTON PROGRAMIN, JA CILAT EKSPOZITA DO T’I KEMI NË VITIN 2024

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar programin për vitin 2024 i cili sjellë një numër ekspozitash që inkuadrojnë disiplina të ndryshme artistike, në bashkëbisedim mes artistëve vendor dhe ndërkombëtar. Programi do të pasurohet me projekte hulumtuese dhe edukative për të përfshirë publik më të gjerë.

Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi për media nga vet Galeria Kombëtare e Kosovës.

Viti do të fillojë me ekspozitën kolektive “Ngjarja e një Fijeje” e cila është bashkëpunim mes GKK dhe “Institutit Për Marrëdhëniet e Jashtme — IFA” nga Berlini, e bashkëkuruar nga Susanne Weiß, Inka Gressel, IFA, dhe Hana Halilaj dhe GKK.

Ekspozita sjellë artistë ndërkombëtarë dhe vendorë për të paraqitur narrativat globale të tekstilit.

Ekspozita nxjerr në pah mënyrat e shumta dhe komplekse më të cilat artistët pjesëmarrës punojnë me tekstile. Veprat e përzgjedhura theksojnë si dimensionet ndërkulturore të materialeve edhe ndërthurjen e tyre me çështjet bashkëkohore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult