Nëse do të udhëtonim më veri të Bullgarisë dhe do t’i afroheshim provincës së Lukovit ka një shpellë të quajtur Iskar, shumë afër fshatit të Karlukovo-s, në një mal gëlqeror gjejmë “Sytë e Zotit”, siç i njohin shumica në këtë anë.
Rajoni i është nënshtruar për mijëra vite veprimit karstik, pra ndryshimeve kimike që prodhon uji mbi disa lloje shkëmbinjsh sidomos të tretshëm dhe që modelon peisazhin dhe gërmon galeritë nëntokësore dhe guvat natyrore, derisa prodhon një peisazh karakterisik.
Po flasim për një shpellë të madhe të pagëzuar me emrin Prohodna dhe që ka përmasa deri në 262 metra gjatësi, më e madhja në Bullgari. Vendi është pjesë e Parkut Gjeologjik të Iskar-Panegës, një nga rajonet karstike më të mëdha të vendit, ofron një pamje për të apasionuarit dhe ka pothuaj 250 shpella, transmeton ‘bota.al’.
Prohodna e njohur ndryshe si Oknata është e veçantë sepse jo të gjitha kanë një sy hyjnor. Shpella ka dy kavitete në formën e bajames afër njëra-tjetrës që ngjajnë me organe shikimi. Fjala prohodnas do të thotë hyrje, këto kavitete janë dy hapje të mëdha prej 45 metrash dhe 35 secila.
Nuk është habi që trakët e lashtë të kishin vendosur aty tempullin që daton që nga neoliti. Gjithsesi trakët u zëvendësuan me turistët dhe eksploruesit në kërkim të stalaktiteve dhe stalagmiteve që ofrojnë një spektakël të mrekullueshëm.
Kaskadat e vogla që bien përmes syve kur ka reshje shiu dhe që pashmangshmërisht kanë krijuar metaforën e “lotimit hyjnor”, apo edhe pamja fantastike e natës me hënë përmes hapjeve, moment në të cilin bestytnia popullore shtyn drejt plotësimit të tri dëshirave me sigurinë që të paktën njëra do të realizohet. Me pak fjalë një vend i mrekullueshëm në të gjitha aspektet.
————————-
Lexo edhe:
Shpellat e Gargasit fshehin një kod komunikimi
Pikturat rupestriane që datojnë nga Paleoliti, të cilat gjenden në disa shpella në Pirenej, mund të jenë jo vetëm piktura, por gjuha e shenjave...
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult