Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje në strukturen e kishës që daton nga shekulli i XVIII.
Por, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar vetëm projektin e restaurimit dhe bën thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Kisha e Shën Todrit në periudhën e Mesjetës ka shërbyer si manastir e më vonë rreth viteve 1800 si kishë.
Mendohet të jetë e dyta ndërtesë më e vjetër pas manastirit të Ardenicës dhe është e pasur me afreske unike në llojin e vet.
Kjo kishë është lënë në harresë për një kohë të gjatë, ndërsa komuniteti i krishterë ka një dekadë që bën thirrje për restaurimin e saj, transmeton ObserverKult.