VIDEO: Këngë e re nga Parashqevi Simaku/ Shpërthejnë kritikat, “Nuk i shkon aspak…”

Artistja Parashqevi Simaku, ka vendosur të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare pas shumë viteve mungesë. Kënga e saj e re u paralajmërua nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e ka mbështetur këngëtaren në këtë rikthim. Së fundmi, Simaku ka publikuar një pjesë të këngës së re, por pritja nga publiku ishte negative.

Në rrjetet sociale, shumë ndjekës u shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.

Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?”, shkruan një komentues.

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj:

E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten“.

Ndërsa një tjetër ndjekës e krahason me artistin Elton Ilirjani, duke thënë: “Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni.”

Ka edhe nga ata që ndihen të zhgënjyer nga drejtimi artistik i këngës:

Edhe këngët duhet t’i përshtaten moshës dhe të ngrejnë nivelin profesional të këngëtarit, jo ta ulin

Megjithatë, mes kritikave ka edhe nga ata që e mbështesin rikthimin e saj, duke vlerësuar forcën dhe guximin për t’u rikthyer në muzikë pas kaq shumë vitesh mungesë.

Disa komentues shprehen se ajo meriton një shans të dytë dhe e inkurajojnë të vijojë me pasionin e saj për muzikën.

ObserverKult


Lexo edhe:

PUBLIKOHET DOKUMENTI I ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT, TREGON DETAJE PËR TË SHKUARËN E PARASHQEVI SIMAKUT: KRYENTE “AKT RRUGAÇËRIE”