Projekti për historinë la jashtë diasporën, Elidor Mëhilli, Akademisë: Kush ju lexon në perëndim?

Projekti madhor i Akademisë së Shkencave për historinë është pritur me kritika dhe ka ngjallur debat. Një analizë për të vjen nga akademiku shqiptar në Nju Jork, Elidor Mëhilli. Autor i një studimi mbi Shqipërinë nga Stalini te Mao, dhe pjesë e një studimi me disa autorë ndërkombëtare për totalitarizmin në Europën Juglindore, Mëhilli dhe emra shqiptarësh në karrierë si ai, në katedrat perëndimore, janë lënë jashtë projektit.

Projekti për historinë është i nevojshëm, por ka tendencë për ta bërë histori zyrtare. Nuk dua ta paragjykoj akademinë, por ka shqetësim që kur e prezanton si të tillë”, -thotë ai. Profesori shqiptar në Nju Jork vëren nga ana tjetër se diaspora vetëm përdoret për çështje politika por nuk është pjesë e projekteve as nuk i lejohet votimi.

“Kemi kompleks ndaj të huajve ndërkohë që diaspora ka studiues të mirë që kanë çfarë të japin. Jemi 2 studiues shqiptarë një studim 550 faqe për Europën Juglindore. Kritikat për projektin e Akademisë kanë nisur që me prezantimin e tij. Normalisht, kritika nis pasi del vepra, jo përpara siç ka ndodhur këtu”, thotë ai.

Akademiku shqiptar në Nju Jork e gjen të nevojshëm studimin për historinë dhe thekson se” këtu mungon debati i madh për luftën dhe pas saj”. Mehilli, autor i librit “Shqiperia nga Stalini te Mao” ndalet edhe te tranzicioni i elitave, ne vitet 1990,për çka, shton se për një qasje sa më të mirë, duhen parë për këtë dukuri studimet lindore si e kanë trajtuar.

“Ka shumë nostalgji për vitet 1990. Ka njerëz që dalin e rrëfejnë, ka memuare. Të gjitha janë gjëra që duhen ripërtypur, bashkë me rrëfimet e protagonistëve. Historia nuk ka vetëm heronj e antiheronj dhe vitet 1990, janë një aspekt i rëndësishëm për të kuptuar shoqërinë”, thotë ai. Për Mëhillin, është kjo koha kur nisi vjedhja e shtetit, kur shteti u bë diçka për t’u ndarë, për t’u zaptuar”.

Mëhilli thekson se skuadra nuk kuptohet shteti pa kuptuar ekonominë. Profesori shqiptar në Nju Jork gjen se ka vijimësi epokash, kur thotë se; “nuk kuptohet Shqipëria pa kuptuar kultin e 1-shit pasi ka ende njësim të 1-shit me strukturat e shtetit. Sa i takon studimeve shkencore ai gjen se vihet re një frymë klienteliste ku kritika uzurpohet.

“Ka polarizim partish e institucionesh dhe këtu është e vështirë t’u ikësh interesave. Në SHBA, të gjithë respektojnë lirinë akademike ndaj duhet t’i meshohet lirisë akademike edhe në Shqipëri.
Për t’u rikthyer te projekti i Akademisë së Shkencave për atë qe është prezantuar si Historia e Shqiptarëve, Elidor Mëhilli ka disa pyetje për Akademinë e Shkencave: Kush ju lexon ne Perëndim? A keni standarde ndërkombëtare?

I pyetur për Shqipërinë nga Stalini te Mao, Erdoğani dhe Xi Jinping, pra mbi luhatjet tona mes Lindjes e Perëndimit, si edhe mbi mësimet e së shkuarës dhe menaxhimit që i bëmë lirisë, ai kujton se historia nuk është e kaluara, është e gjallë. “Rajoni ka çështje historike e kombëtare pezull ndaj historia është e gjallë”, -theksoi ai./Fatmira Nikolli -BW