Promovohet monografia “Jeta ime dhe bota e artit” e artistit Blerim Luzha

Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës është bërë promovimi i monografisë “Jeta ime dhe bota e artit” e artistit Blerim Luzha.

“Ngjarje, histori e aventura të ndryshme të rinisë, kohës studentore në Paris, të udhëtimeve në vende të tjera përmes artit, janë përmbledhur në mënyrë kronologjike në monografinë mbi krijimtarinë e artistit aplikativ Blerim Luzha”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.   

Monografia “Jeta ime dhe bota e artit” i dedikohet të gjithë adhuruesve të leximit të cilët janë të interesuar për historinë, jetëshkrimet dhe ngjarjet e rëndësishme shoqërore, politike e kulturore të kohës së shkuar nga perspektiva e një artisti.

Në aktivitetin solemn përurues i cili u organizua në Galerinë Kombëtare të Kosovës, morën pjesë artisti Blerim Luzha, familjarë dhe miq të tij, ministri Hajrulla Çeku, drejtoresha e GKK-së Alisa Gojani Berisha, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, deputeti Besnik Tahiri dhe artistë e artdashës.

ObserverKult


Lexo edhe:

U PROMOVUA MONOGRAFIA PËR NEXHMIJE PAGARUSHËN

Mbrëmë në Prishtinë është promovuar libri monografik “Nexhmije Pagarusha”, i autorëve Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha, të dy gazetarë në Grupin KOHA.

Më këtë rast, redaktori i librit, Bardh Rugova theksoi se pa një sistem të mirë vlerash një shoqëri është e hutuar, e ngatërruar dhe e humbur.

“Nëse politika merret me emergjenca, kultura merr shumë kohë për t’u ndërtuar, do breza. Mjafton një emergjencë e gabuar dhe pak prishje e sistemit të vlerave. Kjo për t’u kthyer sërish në një shkretëtirë. Sistemi i vlerave nuk është për sedrën e atij që është në vendin e parë. Një artist i vërtetë kurrë nuk motivohet nga shpërblimi financiar. Apo nga ndonjë medalje…”, ka thënë ndër të tjera akademik Rugova.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


naim frashëri:

NAIM FRASHËRI: DO TË SHKRIHEM, TË VENITEM…

Do të shkrihem,
Të venitem,
Si kandili, kur s’ka vaj.
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkel një këmb’ e saj.
E të prehem
Duke puthur,
Atë këmbë pasandaj.
A s’më thua:
Ç’ke me mua?
Pse të dua, paskam faj?
Pse heq unë
Hidhërime,
Ah në vdekça, ti mos qaj;

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult