reklamë

Promovohet studimi “Zërat e Gjakovës” i autorit, Arsim Kalabria

Nga Blerim Valla

Shoqata e intelektualëve “ Jakova” në Gjakovë, organizoi promovimin e studimit “Zërat e Gjakovës” të autorit Arsim Kalabria
Kjo shoqatë e cila edhe e ka botuar këtë studim të Arsim Kalabrisë të gjithë pjesëmarrësve në këtë tryezë tematike, ju dhuroi publikimin “Zërat e Gjakovës” një studim shkencor mbi vuajtjet, përjetimet dhe shpresat e banorëve të Gjakovës gjatë viteve 1998 – 2001.
Vuajtjet, traumat e thella të luftës, por edhe qëndresa e shpresa e banorëve të Gjakovës gjatë periudhës 1998–2001, tashmë janë dokumentuar në një format të mirëfilltë shkencor.
Ky publikim vjen si një thirrje e fuqishme akademike për të ruajtur kujtesën kolektive dhe historinë gojore të njërës prej komunave më të goditura nga lufta në Kosovë.
Gjatë tryezës tematike u theksua se puna e Arsim Kalabrisë është një kontribut shkencor që ndihmon në ndërtimin e një arkive të qëndrueshme sociologjike për të ardhmen, duke u ofruar gjeneratave të reja dhe studiuesve ndërkombëtarë një pasqyrë të pastruar nga harresa mbi atë që ka ndodhur në Gjakovë gjatë viteve 1998 – 2001.

Zërat e Gjakovës” është një studim shkencor i sociologut që ka specializuar edhe në studimet e psikoterapisë, Arsim Kalabria (Xhahnemi) i cili jeton e punon qe 38 vite në Suedi.
Ky studim shkencor pasqyron në mënyrë të detajuar vuajtjet, përjetimet dhe shpresat e banorëve të Gjakovës gjatë viteve të luftës dhe pasluftës (1998–2001).
Ky material i veçantë u bë i disponueshëm për publikun dhe pjesëmarrësit në tryezën tematike të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, nën drejtimin e Prof. Dr. Ruzhdi Sefës.
Ky studim vlerësohet si një dëshmi jetike për t’u lexuar dhe një kujtesë historike që duhet të ruhet për brezat e ardhshëm, duke vazhduar traditën e dokumentimit shkencor të historisë së rajonit.
Studimi shkencor “Zërat e Gjakovës” i Arsim Kalabrisë pasqyron në mënyrë të detajuar vuajtjet, përjetimet traumatike, humbjet dhe shpresat e banorëve të Gjakovës gjatë periudhës së luftës dhe pasluftës (vitet 1998–2001).
Ai shërben si një dokumentim dhe dëshmi e rëndësishme historike për të ruajtur kujtesën kolektive të këtij rajoni.
Pjesëmarrësit dhe të intervistuarit kryesorë në këtë hulumtim sociologjik ( janë 5 të intervistuar) janë vetë qytetarë dhe banorët e Gjakovës si:
Intervista me një 14 vjeçare ( më tronditësja e këtij studimi) e cila kërkon të vritet vet nga policia serbe në vend të babait të saj!; Intervista mei një veteran të luftës; Intervista me një të burgosur të luftës; Intervista me një nënë nga Gjakova; dhe intervista e pestë – me një grua aktiviste humanitare dhe mësimdhënëse nga Gjakova.

Përmes dëshmive të tyre të drejtpërdrejta, studimi sjell zërat autentikë të njerëzve që përjetuan tmerret e luftës, duke përfshirë familjarë të viktimave, dëshmitarë të ngjarjeve dhe individë që rrëfejnë mbi pasojat sociale e emocionale të asaj periudhe.

Në tryezën tematike të organizuar për prezantimin e studimit shkencor “Zërat e Gjakovës”, dy protagonistët kryesorë që morën fjalën dhe referuan ishin:
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa: Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, i cili udhëhoqi dhe hapi punimet e kësaj tryeze. Ai foli mbi rëndësinë e dokumentimit të kujtesës historike dhe rolin që ka shoqata në mbështetjen e nismave të tilla shkencore.
Ndërsa vet autori i studimit Arsim Kalabria i cili ka ardhur nga Suedia për të shpalosur rezultatet e hulumtimit të tij, referoi gjerësisht mbi dëshmitë e mbledhura, metodologjinë sociologjike dhe përjetimet e banorëve të Gjakovës gjatë viteve të luftës (1998–2001).
Autori Kalabria ka thenë se “Zërat e Gjakovës” është më shumë se një projekt. Është një dëshmi se çdo zë ka vlerë, çdo kujtim ka rëndësi dhe se historia jonë bëhet më e plotë atëherë kur zgjedhim të dëgjojmë duke folur për traumat të cilat prezentohën në këte studim. Trauma të cilat përsonat do ti bartin gjatë tërë jetës.
Në këtë takim pati edhe diskutime të hapura e pyetje nga intelektualë të pranishëm dhe anëtarë të komunitetit të cilët vlerësuan shumë punën e autorit Arsim Kalabria.
Ndërkaq pjesëmarrësit e shumtë vlerësuan se “Zërat e Gjakovës” nuk është thjesht një libër apo projekt akademik, por një udhërrëfyes dhe trashëgimi e domosdoshme që duhet t’u lihet brezave të ardhshëm për të kuptuar çmimin e lirisë dhe sakrificën e rajonit.

Tematika kryesore e këtij studimi mund të plrmblidhet në tri pika kryesore:

  1. Dokumentimi i Traumave dhe Përjetimeve të Luftës (1998–2001)
    Fokusi qendror i studimit është mbledhja e dëshmive të gjalla mbi vuajtjet dhe përjetimet traumatike të banorëve të Gjakovës gjatë periudhës së luftës dhe menjëherë pas saj. Si sociolog, Kalabria nuk mjaftohet vetëm me regjistrimin e fakteve historike, por analizon se si këto trauma kanë ndikuar në psikologjinë kolektive të komunitetit gjakovar, duke prekur veçanërisht familjarët e të pagjeturve dhe dëshmitarët e ngjarjeve të rënda.
  2. Rezistenca Shpirtërore dhe Shpata e “Shpresës”
    Përtej dhimbjes, një dimension i rëndësishëm që kërkon të gjej forcën shoqërore për të rindërtuar jetën, institucionet dhe kujtesën kolektive, duke mos lejuar që trauma të kthehet në apati, por në një shtysë për drejtësi dhe kujtesë historike.
  3. Institucionalizimi i Kujtesës Përmes Kërkimit Shkencor
    Në rrafshin analitik, ky punim shërben si një thirrje për institucionalizimin e historisë gojore në Kosovë.

“Zërat e Gjakovës”: Studimi sociologjik që institucionalizon kujtesën dhe sfidon harresën e luftës!

Shkruan : Blerim Valla

ObserverKult