Protestojnë artistët italianë: Kam mall…

Një shkrepje e përjetësuar dhe publikuar në mediat sociale është bërë virale mes artistëve italianë, të cilët, kanë vendosur ta shpërndajnë fotografinë kuptimplote, së bashku me fushatën: #VogliamoUnAltroSpettacolo – DuamSpektakëlTjetër.

Në imazhin bardhezi, dallohen fjalët: ‘Mi manchi comme une concerto” – “Kam mall, saç për një koncert”, nga Gabriele Milani.

Artisti i shkruajti fjalët në një tabelë reklamash, ndërsa Francesco Luongo vendosi ta përjetësonte, duke e shpërndarë në mediet sociale. Fotografia u bë virale midis muzikantëve dhe artistëve.

Gradualisht, ajo është bërë zyrtarisht simboli i muzikës “live”, që në vend, është pezulluar prej disa muajsh.

Një nga artistet e para që publikoi pamjen ishte Emma Marrone, më pas Elisa Toffoli, Tiziano Ferro dhe Vasco Rossi, i cili zgjodhi historitë në ‘Instagram’, për ta bërë më të ndjekur e shikuar fotografisë, transmeton ‘konica.al’.

#VogliamoUnAltroSpettacolo, është nisma e shoqatës UNITA, së bashku me sindikatat e artistëve të kinematografisë. Të gjithë kërkojnë mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin mbi gjendjen e botës së kulturës e spektaklit nga ana e organeve qeveritare.

Nisma zuri fill me krizën e shkaktuar nga covid-19 dhe mungesën e koncerteve.