Pse gjërat e bukura që i përjetuam na mundojnë dhe përpiqemi t’i harrojmë…?

Vetëm vjeshta mbetet përjetësisht e re si poezitë më të trishta…”, nga Tassos Livaditis

Gjërat më të bukura që përjetuam tani na mundojnë me kujtime dhe përpiqemi t’i harrojmë. Dhomat u mbushën me mobilje të kota, dantella të kohëve të tjera, letra që nuk u dërguan. Natën hëna më merr për dore dhe kthehemi në konviktin e vjetër, nga një dritare dëgjohen fjalët e rënda të një çifti që dikur ishte dashuruar me pasion. Gjithçka mbaron dhe vetëm vjeshta mbetet përjetësisht e re si poezitë më të trishta. Jam vetëm. Rrethinat janë plot aromë. Dëgjoj trenin që vjen dhe mbështes kokën në shina. Një ditë do të takohemi përsëri.

*Shkëputur nga “Dorëshkrimet e vjeshtës”, e Tassos Livaditis

Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt

ObserverKult


Lexo edhe:

TREGIMI “URA” I FRANZ KAFKËS NË TRI VARIANTE PËRKTHIMI/ LEXOJENI TË SHQIPËRUAR NGA KLOSI, LIKA DHE VLASHI