Studimet e kryera nga specialistë të sociologjisë dhe psikologjisë pohojnë që vetmia është një përparësi e domosdoshme e mendjeve më të ndritura dhe me aftësi krijuese.
Kjo do të shpjegonte se pse shumë lider bëjnë një jetë beqarësh dhe se pjesa më e madhe e gjenive në rrjedhën e historisë u dhanë jetë zbulimeve të tyre brenda një dhome të izoluar.
Të jetosh vetëm në disa raste parandalon frustrimin dhe lejon të manaxhosh në mënyrë autonome hapsirën dhe kohën.
Administrimi i shtëpisë nuk është i vetmi që do të përfitonte nga vetmia. Sipas sociologut Eric Klinenberg i Universitetit të Nju Jorkut, të jetosh vetëm do të thotë të shijosh marëdhënie cilësore dhe meqë për shumicën e beqarëve është e qartë se të qënit vetëm është më mirë se të jesh në shoqëri të keqe.
Ka studime që thonë se vetmia lehtëson zhvillimin e empatisë. Erin Cornwell, një sociolog i Cornell University, Ithaca, ka përcaktuar se personat mbi 35 vjec që jetojnë vetëm ia lejojnë vetes një mbrëmje me miq krahasuar me ata që jetojnë me një partner. Kjo ndodh edhe për personat në moshë që jetojnë vetëm, të cilët kanë një rreth të gjerë social.
Ajo që befason më shumë është se vetmia është në bazë të aftësive krijuese dhe inovacionit. Njerëzit janë qenie sociale, por pas një dite të rrethuar nga persona, nga një takim në tjetrin, të vëmendshëm ndaj rrejeteve sociale, aparateve smart, vetmia lejon një hapsirë për pushim rigjenerues.
Një nga rezultatet më befasuese është se vetmia është në thelb të krijimit, inovacionit dhe të një lidershipi të mirë. Një studim i vitit 1994 i udhëhequr nga Mihaly Csikszentmihalyi (psikologu i lumturisë) tregoi se adoleshentët që nuk e durojnë vetminë nuk janë në gjendje të shfaqin talente krijuese.
Susan Cain, autore e libit “Qetësia: Fuqia e introvertëve në një botë që s’pushon së foluri”, mbron idenë e pasurisë së krijimit që vjen nga vetmia dhe përforcon praktikimin e introvertit. “Gjithmonë më kanë thënë se duhet të jem më e hapur, por kuptova se të qënit introvert nuk është negative.
Për vite kam frekuentuar bare të tejmbushur, ashtu si bëjnë shumë introvertë, me një humbje të aftësive krijuese dhe të lidershipit që shoqëria jonë s’mund t’ia lejojë vetes.
Vetmia është përbërësi kryesor i aftësive krijuese. Darvini shëtiste në pyje dhe refuzonte ftesat për mbrëmje. Steve Wozniak shpiku kompiuterin Apple i bllokuar në Hewlett Packard-in e tij.”
Më tej ajo shton: shoqëritë perëndimore e kanë harruar fuqinë e jetës soditëse. Le t’i japim fund cmendurisë së kërkimit të vazhdueshëm të punës në ekip. Shkoni në shkretëtirë për të patur intuita të vërteta. /ObserverKult