Pergamenët antikë ishin antifrod. Struktura e tyre ishte e tillë që nxirrte në pah çdo përpjekje për të fshirë, korrigjuar apo modifikuar tekstin.
U analizuan mbi 600 kampione të marra nga rreth 500 tekste
Zbulimi mbërrin nga studiuesit e universitetit “Exeter”, “York” dhe “Cambridge”, që kanë analizuar mbi 600 kampione të marra nga rreth 500 tekste dhe dokumente britanike, në mesin e tyre edhe ‘shkrime të shenjta’, shkruar rreth viteve 1699-1969.
Rezultatet janë publikuar në revistën “Heritage Science”. Sipas tyre, tekstet dhe këto dokumente përtej vlerës historike. Tani kanë shërbyer edhe për të kuptuar teknikat e përdorura, si dhe analizimet biologjike e kimike te tyre, transmeton “konica.al”.
Nuk mund të manipuloheshin
Në të kaluarën, siç e dimë, dokumentet e lidhura dhe aktet e ligjet shtetërore, shkruheshin në pergamena, qe pëlhura në lëkurë deleje. Një ndër arsyet dhe vlerat e shtuara, ishte edhe fakti se, nuk mund të manipuloheshin. Dhe çka shkruhej në to, ishte e pakthyeshme.
Në pothuajse të gjitha këto dokumente, materiali i përdorur është po i njëjti. Dhe gjithnjë bëhet fjalë për lëkure deleje dhe jo viçi, apo dhie.
Sipas studiuesve, lëkura e deles ka një përbërje shumë të lartë yndyrnash, 30-50 për qind. Në krahasim me 3-10 për qind të lëkurave të tjera dhe pikërisht për këtë arsye, rezulton të jetë më efikase ndaj falsifikimeve apo modifikimeve.