Pse qajnë gratë?

njeriu gra

Një djalosh i vogël pyet nënën e tij:
– Pse qan?
– Sepse kam nevojë të qaj, – i thotë ajo.
– Nuk po të kuptoj, – thotë djaloshi i vogël.
Nëna e tij pasi e përqafon, i thotë:
– Dhe ndoshta kurrë nuk do ta kuptosh!
Më vonë djaloshi i vogël pyet babanë e tij:
– Pse nëna qan pa arsye?
– Të gjitha femrat qajnë pa arsye, qajnë se janë të dobëta, – u përgjigj shkurt dhe pa kujdes i ati.

Djaloshi i vogël, ende nuk e kishte të qartë pse gratë qajnë. Më në fund, pyet një njeri të ditur, i bindur se ai me siguri duhet ta dinte të vërtetën.
– O njeri i ditur, pse gratë qajnë aq lehtë, ngaqë që janë të dobëta?
Dhe njeriu i ditur u përgjigj e tha: 
– Jo bir, përkundrazi, gratë janë shumë të forta, më të forta se burrat, por, ndryshe nga burrat, ato janë shumë të dhembshura. Dhe dhembshuria ka lot.
Kur Zoti krijoi gruan, e bëri atë shumë të veçantë. Supet ia bëri aq të fuqishëm, sa të mbajnë peshën e gjithë botës. I dha asaj fuqi të brendshme që të durojë dhimbjen, kur lind fëmijën, por të durojë edhe braktisjen që i bën fëmija i saj, kur rritet.
I dha asaj fuqi që të vazhdojë përpara, kur të tjerët dorëzohen, po ashtu, të kujdeset për familjen e saj, përgjatë sëmundjeve dhe lodhjeve, pa u ankuar.

I dha asaj ndjeshmërinë që t’i dojë fëmijët e saj në të gjitha rrethanat, madje edhe kur fëmija i saj e lëndon shumë rëndë.
I dha asaj fuqi ta durojë burrin për gabimet që bën ai dhe, duke qenë e formuar prej brinjës së tij (siç thonë) t’ia mbrojë zemrën atij.
I dha asaj mençuri të kuptojë se burri i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij…. Dhe së fundi, Zoti, i dha asaj lotët, që ajo mund t’i përdorë kurdoherë që ka nevojë.
Ata janë lotët e saj dhe nuk është nevoja që të japë shpjegime si dhe kur t’i përdorë ata. Biri im, duhet ta dish se bukuria e gruas nuk qëndron në veshjen e saj, as te pamja e fytyrës së saj, apo te mënyra se si i kreh flokët. Bukuria e gruas duhet të shikohet te sytë e saj, sepse ajo është rruga drejt zemrës së saj, vendit ku jeton dashuria dhe dhembshuria.
Djaloshi, pasi dëgjoi përgjigjen, heshti dhe, i habitur me madhështinë e gruas, u zhyt në mendime…

Anonime arabe

Në shqip: Bajram  Karabolli

ObserverKult


monica belluci gratë

Lexo edhe:

GRATË OSE TA DHUROJNË ZEMRËN, OSE TË ZHDUKIN NGA JETA E TYRE…

Gratë mund të ndihen komplet të thyera përbrenda, të shuara totalisht, ama të buzëqeshin sikur të mos u ketë ndodhur gjë, edhe pse ndiejnë sikur jeta u është ndarë në mijëra copëza.

Gratë e shohin perëndimin e bukur, dhe e dinë se dora më e sigurt që mund të shtrëngojnë kur dielli puth detin, është dora e tyre. Ato e dinë se dashuria për veten është e vetmja mënyrë për të mos i lejuar të tjerëve ta shuajë buzëqeshjen e tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


gabimi S’ka heronj, heronjtë i përzumë, me lavdi përditë i nanuritëm, dhe me lajka dalëngadalë i vumë, një nga një në prehje dhe në gjumë.

DRITËRO AGOLLI: KËNGA E POETIT PARA VDEKJES

Poezi nga Dritëro Agolli

Unë po vdes dhe toka mbledh shi.
Dikur ëndërroja të isha i madh.
Ah, gjepura! Sikur ta nisja rrugën tani,
Do shëmbja çdo mur e çdo gardh.
I mekur mes jush me veten po flas,
Vdekja përtypet dhe ha ananas…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult