Nga Aurenc Bebja
“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1967, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato francezë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.
Francezë, mësues të anglishtes në Shqipëri
Franca i siguron mësues të anglishtes Shqipërisë.
Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.
Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.
Frengjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.
Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët.