Publikohen dorëshkrimet e Petro Markos: “Babai ka qenë shumë xheloz për mamin…”

 “Babai ka qenë shumë xheloz për mamin. Edhe në burg kur ishte, i ndihej ajo xhelozia.”

Në këtë dimension kaq personal dhe emocional, lexuesit do të mund të njohin shkrimtarin, Petro Marko. Dorëshkrimet e tij kur ishte në burg, e bija Arianita Marko, do t’i botojë për publikun, ashtu siç janë.

“Do të mundohemi ta ruajmë atë gjuhë me të cilën është shkruajtur në atë kohë. Ky është një botim i veçantë për mua.”

Të vetmin peng që e bija ka ndaj të atit, është ikja e tij mes shumë dhimbjesh nga sistemi.

“Duhet që gjërat të ndodhin kur është njeriu gjallë. Më vjen shumë keq që ai iku në një trishtim të madh.”

Edhe pse sot, një pjesë e veprave të censuruara janë ribotuar, të tjera vëllime janë të harruara, por jo nga studiuesit e tij. Ato janë dëshmi e njeriut që vuajti me çmime të kripura, mbrojtjen e lirisë së tij të fjalës.

2023 është viti i Petro Markos, i cili është kujtuar nga figura dhe personalitete të letrave shqipe./Tv Klan

ObserverKult


petro marko valë

Lexo edhe:

PETRO MARKO MBART ABSURDIN E NJERIUT QË E DËNOI DHE SHPËTOI LETËRSIA

etvetja- bota që na sfidon gjithmonë për njohje

(Shënime për librin “Intervistë me vetveten”- Retë dhe gurët, e Petro Markos)

Nga Agim Baqi

Thuhet se keltët, kur shkonin në luftë, linin nga një gur një vend të caktuar në të dalë të vendbaimit të tyre. Kur ktheheshin nga lufta merrnin gjithësecili gurin e lënë. Gurët që mbeteshin në stivën e ndërtuar në nisje ishin të rënët në betejë…

Për Petro Markon gurët e mëhallës së tij kanë gjithnjë një histori, ndaj mbeten aty, plot krenari, duke pritur “t’i dëgjojmë”. Ndërsa retë, mbajnë shumë tranformim- nga toka në ajër e sërish në tokë.

E duke përshkruar veten mes gurëve dhe reve, Petro Marko ka mundur të sjellë lëvizjet dhe qëndrimet e tij në jetë, herë në fluturim e më pas sërish në kthim, duke na ruajtur ne “romanin që kishte brenda tij”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult