Pas 13 vjetëve të publikimit në gjuhën shqipe, e përkthimit në gjuhët italiane, angleze, franceze, turke e serbo-kroate, libri “Kurban” i Edi Ramës është publikuar këto ditë në Bullgari, çka është i pari botim në alfabetin cirilik.
Përkthimi është kryer nga Zoja Kostandinova, ish-gazetare e seksionit shqip të Radio Sofjes dhe ish-diplomate e Bullgarisë në Tiranë.
Autori i kopertinës, një piktor i njohur, Stefan Kasinov, ka dashur të tregojë, identitetin artistiko-politik të Ramës nëpërmjet ngjyrave. Libri është botuar nga një prej shtëpive më të njohur bullgare, shtëpisë botues, “Colibri books”./gaztatema.net
ObserverKult
Lexo edhe:
VEPRAT E KRYEMINISTRIT EDI RAMA EKSPOZOHEN NË PANAIRIN “ARTISSIMA” NË ITALI
Disa nga veprat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, janë ekspozuar në një mur të Artissima në Torino të Italisë.
“Artissima” është panairi më i rëndësishëm i artit bashkëkohor në Itali. Që nga themelimi i saj në 1994, ka kombinuar praninë e një tregu ndërkombëtar me fokus në eksperimentim dhe kërkim.
Çdo vit në panair marrin pjesë galeri nga e gjithë bota. Artissima 2022 karakterizohet nga nisma specifike që paraqet veçantinë e saj në panoramën kulturore evropiane dhe aftësinë për të tërhequr disa nga galeritë, artistët, koleksionistët dhe kuratorët më interesante në nivel ndërkombëtar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult