Këtë vit do të mbahet edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës, dhe ditën e djeshme është publikuar lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë.
Në mesin e 20 artistëve të përzgjedhur të cilët janë do të garojnë për të shkuar në Eurovision janë, vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti, Ronela Hajati, Evi Reçi, Saimir Çili, Kastro Zizo dhe Alban Ramosaj, etj, njofton ‘bordo.al’.
Kujtojmë që këtë vitin e kaluar në edicionin e 59-të triumfoi Anxhela Peristeri, e cila më pas përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ku arriti të renditej në vendin e 21-të.
Vitin e ardhshëm Eurovision do të mbahet në Torino të Italisë.
Lista e plotë e këngëtarëve që do të marrin pjesë këtë vit në Festival:
Alban Ramosaj
Denis Skura
Evi Reçi
Gjergj Kaçinari
Janex (Xhejn Kumrija)
Kastro Zizo
Kelly
Mirud
Rezarta Smaja
Ronela Hajati
Saimir Çili
Stefi dhe Endri Prifti
Shega
Urban Band
Eldis Arrnejti
Ester Zahiri
Kejsi Rrustja
Olimpia Smajlaj
Viola Xhemali
Xhuljana Pjetra.
————————————————-
LEXO EDHE: ANXHELA PERISTERI SHPALLET FITUESE E FESTIVALIT TË 59-TË TË KËNGËS NË RTSH
Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’ është fituesja e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Këngëtarja fitoi shumicën e pikëve nga juria, duke marrë kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinës në Eurovision, i cili do të mbahet në Holandë nga 18 maj deri më 22 maj 2021.
Peristeri fitoi duelin për çmimin e parë me dy këngëtarë, si Sardi Struga, i renditur i dyti me këngën “Kam me të ba me kajt” dhe Festina Mejzini, e cila me “Kush je ti moj dashuri” plotësoi tri vendet e para të një edicioni ndryshe nga ato të shkuarat.