Publikohet partitura e këngës “Natën vonë” të Vaçe Zelës

vaçe zela manushaqe
Vaçe Zela

Më 6 shkurt 2014, ndërroi jetë një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët, Vaçe Zela.

Ajo lindi në Lushnje më 7 prill të vitit 1939. Vaçja do të spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme. Repertori i saj i ngjeshur gëzon popullaritet edhe për publikun e sotëm.

Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më pas në Radiotelevizion, që prej organizimit të parë të tyre. Është fituesja e çmimit të parë në Festivalin e Parë (1962) me këngën “Fëmija i parë”. Në vazhdim të karrierës, do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.

Do të largohej përfundimisht prej skenës në vitin 1992, duke lënë pas një kontribut të konsiderueshëm në muzikën shqiptare. Me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, Vaçe Zelës iu akordua çmimi “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar me popullaritet të jashtëzakonshëm për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

DPA sjell dhe partiturën e këngës së titulluar “Natën Vonë”, me të cilën Vaçja garoi në Festivalin e 11-të të Këngës. Po ashtu, edhe dokumentin e propozimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dekorimin e Vaçes me Urdhrin “Nderi i Kombit”./ATSH

ObserverKult


Vaçe Zela

Lexo edhe:

RAPORTI: “VAÇE ZELA ËSHTË ARROGANTE DHE MOSPËRFILLËSE, REFUZOI 15 KËNGË SHQIP”

U publikua, kohë më parë, raport-informacioni i 17 marsit të vitit 1973 për Enverin, Mehmetin dhe Hysniun lidhur me Estradën e Tiranës, i hartuar nga funksionari i lartë i Komitetit Qëndror, Enver Halili, i cili informon rreth atyre që ndodhnin dhe thuheshin aty ku mes të tjerash shkruhet:

“Nga diskutimet autokritike me partishmëri të aktorëve të njohur, Skënder Sallaku, Plasari, Shehu, Bukri, Sojli, etj, deri tek kritikat dhe akuzat e ashpëra ndaj këngëtares së famëshme që ishte bërë objekt diskutimi edhe te kolegët”?!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult