Publikohet traileri zyrtar i “Diana: The Musical”

Kompania “Netflix ka publikuar trailerin zyrtar të ‘Diana: The Musical’, të regjisorit Christopher Ashley.

E xhiruar në vitin 2020 në Teatrin Longacre të Broadway, ‘Diana: The Musical’ përmban kastin origjinal të Broadway: Jeanna de Waal (Diana), Roe Hartrampf (Princ Charles), Erin Davie (Camilla Parker Bowles) dhe Judy Kaye (Mbretëresha Elizabeth), transmeton ‘lapsi.al’. 

Mjuzikli do të flasë për Princeshë Diana-n  dhe takimet e saj të para me familjen mbretërore. Premiera do të mbahet më 1 tetor.