Publiku i Sariles dhe gabimi i Elsa Lilës

elsa lila
Elsa Lila

Nga Irena Beqiraj

Copëza nga Festivali i Këngës 62 në RTSH por më së shumti komentet e gazetarëve edhe artistëve i ndoqa në media edhe rrjete sociale.

Sot dëgjova 3 performancat më të përfolura, këngën fituese, këngën e Besa Kokëdhimës, edhe këngën fantastike por në vendin e gabuar edhe publikun e gabuar të Elsa Lilës !

Publikut të Sariles edhe “Të Hengsha Zemrën”, i cili ka një pasion të veçantë për gjinjtë e silikonit, edhe fytyrat e botoksit publikut të VIP-ave të BB edhe atyre të Përputhen, gabimisht ju ofrua një performacë si ajo e Elsa Lilës !

Një performancë e shkëlqyer në skenën e gabuar, për publikun e gabuar, ku edhe artistët ngatërrojnë gjykimin për artin me gjykimin e artistit njeri!

Për një publik ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër performanca e Lilës ishte e papërshtatshme.

Kur vlerëson një publik ku artisti /artistja është vetëm një objekt, që të pëlqehesh duhet të jesh një grua e zhveshur ose një burrë me fustanellë. Çdo veshje elegante e thjeshtë është e mërzitshme, e përsëritur, thjesht e gabuar.

Ne jemi të qartë edhe i kemi bërë zgjedhjet tona, duam tallava, gjinj, të ndenjura të rrumbullakosura, buzë të fryra, artistë të sheqerosur me 10 fjalë në fjalor, edhe Elsa Lila e ka gabim që kërkon vlerësimin tonë .

Arthur Schopenhauer thoshte: po kërkove të ndryshosh shoqërinë, je me fat nëse shpëton gjallë!

ObserverKult


hamit taka jorgo bllaci

Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: TË KAM MËSUAR KEQ…

Sikur një ditë të doja të ikja larg,
Dhe të ishim të ndarë veç e veç,
E di se do më ndaloj si një merak,
Fakti që unë të kam mësuar keq.

Të kam mësuar kafen ta bëj vetë,
Tej filxhanit të më shohësh mua.
Fryma ime aty, me avujt e nxehtë,
Të përqafohen, si burrë e si grua.

Të kam mësuar kur je me të tjerë,
Nëse s’jam unë e shtyn gotën tutje.
Jo se pretë të të nxisë të pish verë,
Po do që në gotë të të lë një puthje.

Të kam mësuar, kur je nën çarçaf,
Të shtrihet krejt zbuluar kurmi yt.
Se e di do kesh dorën time në qafë,
E do të mbuloj sa të mbyllësh sytë.

Të kam mësuar që sa herë bie shi,
Çohem, hap dritaren pa më thënë.
Po pa thënë, nis që të kërkoj tek ti,
Pikat e shiut që në pore kanë rënë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult