Në kuadër të tematikës “Personalitete të shquara”, Posta e Kosovës ka lëshuar dy pulla postare me imazhet e personaliteteve të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare siç janë Ernest Koliqi dhe Ali Podrimja.
Ernest Koliqi u lind më 20 maj 1903, në Shkodër. Ishte poet, mësues, eseist, përkthyes, gazetar dhe dramaturg. Ai dha kontribut të çmuar në krijimtarinë letrare shqiptare dhe në përkthime të veprave nga letërsinë botërore.
Për arsimin kosovar, Dr. Koliqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet 1939/41, kur si ministër i arsimit të Shqipërisë dërgoi një kuadro arsimor prej 200 mësimdhënësve, të cilët hapën qindra shkolla shqipe në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi. Veprimtaria dhe angazhimi i tij ishin të pandalshme, derisa u nda nga jeta më 17 janar 1975.
Ndërsa Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942, në Gjakovë. Ishte shkrimtar dhe autor i dhjetëra vëllimeve me poezi të vlerësuara ndërkombëtarisht. Si mjeshtër i rrallë i përdorimit të simbolikës dhe metaforës, arriti që te lexuesi t’i bartë edhe ndjenjat më komplekse dhe imazhet e pasura, prandaj me plot të drejtë cilësohet si përfaqësues më tipik i poezisë së sotme shqiptare.
Krahas kontributit në letërsi dhe kulturë, Podrimja shquhej edhe për angazhimin e tij shoqëror e politik, andaj vlerësohej në të gjitha trojet shqiptare. Ai kështu vazhdoi deri në frymën e fundit të jetës së tij, më 21 korrik 2012.
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj për mbi dy dekada po vazhdon të nderoj dhe promovoj në gjithë botën me pulla postare personalitete të shquara kombëtare dhe miq ndërkombëtar, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në shërbim të atdheut tonë, në shumë fusha të ndryshme.
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA ENTELA KASI: BABAI MBLEDH GËSHTENJA NË MAL
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Entela Kasi, shkëputur nga libri Nëna e atit – Amidah the silent prayer, Buzuku, 2021.
Amidah, the silent prayer
Amidah, nëna e atit
Mbështjellë nga drita heshtur
Me kandilin ndezur shkonte tek bariu
Përherë e quante im zot
Dhe ai ime zonjë
Flokët e saj si një kurorë kallinjsh gruri
Kokës së bukur
Nën dritë yjesh
Ai mbante një kapë të zezë
Përherë
Të premteve mbrama
Të bardhë
Tash është koha të heshtim
Të dëgjojmë këngët tona
Toka jonë është prej qumshti dhe mjalti
Merri mollët nga duart e nënës
Mos e shqetëso time zonjë
Tash është koha të heshtim
Tre tinguj të tri kohëve thyer
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult