“Puna e parë si babysitter”, Lea Ypi rrëfen vështirësitë si emigrante!

lea ypi
Lea Ypi

Lea Ypi rrëfeu në programin “Dita Jonë”, çfarë e frymëzoi të shkruante librin “Të lirë”.

“Ishte ndoshta si të gjithë gjërat e mira, fryt i rastësisë”, tha Lea.

“Unë isha në Berlin duke bërë kërkime shkencore për një libër filozofik rreth konceptit të lirisë. Po trajtoja këtë temë në traditat e mendimit liberal dhe socialist. Ndodhi pandemia, lockdown-i, cdo gjë u mbyll, bibliotekat u mbyllën.

Nuk kishte më mundësi për të bërë kërkime, për të shkuar në seminare, për të marrë pjesë ne aktivitete shkencore. Isha në shtëpi me të tre fëmijët e mi të cilëve u ishte mbyllur gjithashtu shkolla e kopshtet. I vetmi vend ku mund të shkruaja ishte një dollap shumë i madh dhe aty fillova të shkruaj këtë libër filozofik rreth konceptit të lirisë.

Po ndoshta përkimi i rrethanave, pandemia, fakti që ishte Berlini, një vend liberal. Të gjitha liritë tradicionale në atë periudhë ishin të ndaluara. Pata një reflektim rreth lidhjes midis lirisë individuale, përvojës së lirisë individuale dhe asaj shkencore-filozofike”, shprehet Lea.

Më tej, ajo tregon momentin e saj më të vështirë kur u largua nga Shqipëria. Ishte në Itali, në vitin e parë kur shkoi atje për studime, siç rrëfeu dhe vetë, për faktin se dega e zgjedhur prej saj ishte filozofia, dicka që nuk ishte mësuar sic duhet në instucionet tona arsimore të kohës, e përpos kësaj, e gjithë literature shkollore atje dhe orët e mësimit ishin në italisht.

Familja e kishte nisur me një shumë mjaft të vogël parash dhe babai ia kishte bërë të qartë se nëse do t`i mbaronte ato, do të duhet të kthehej mbrapsht, ndaj ishte detyruar që në pritje të bursës të bënte edhe punë të ndryshme, si për shembull në bibliotekë apo edhe si babysitter për një familje italiane.

ObserverKult

LEA YPI: TURP PËR “NOBEL” QË ISMAIL KADARE NUK E FITOI ÇMIMIN