Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, u shpreh në lidhje me punimet që po kryen në ndërtesën e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, “se kjo godinë ku besoj se shumica prej nesh kemi lindur, të mund t’i japë jetë denjësisht edhe e të rinjve”.
Për sa i takon punimeve që kanë nisur pranë zonës ku ndodhet Mozaiku i Tiranës, Margariti theksoi se, “Mozaiku i Tiranës, ka një zonë të vetën, të mbrojtur që identifikohet shumë thjeshtë, pasi është e rrethuar me kangjella dhe e gjithë kjo pjesë administrohet nga Ministria e Kulturës. Projekti në sheshin e hapësirës urbane që është miratuar nga Bashkia është miratuar së fundi edhe nga Ministria e Kulturës”.
Në një prononcim për mediet Margariti vuri në dukje se, “patjetër e gjithë zona ka një potencial arkeologjik dhe patjetër që në çdo moment që bëhen punime dhe një gjetje në pamjen e parë arkeologjike ashtu siç ka ndodhur, drejtuesit e institucionit kanë ndërprerë punimet”.
Por theksoi ajo, në relacionet që më janë konfirmuar nuk janë gjetje që përmbajnë relevancë të lartë arkeologji patjetër që ne kemi ecur tashmë sipas procedurave që ndiqen në koto raste përmes konceptit të sondazheve që do të kryen në disa pika të projektit dhe çdo gjë është brenda rregullave.
“Punimet urbane në zonën përreth mozaikut kanë ndodhur, jo vetëm sot por edhe gjatë 20 viteve të fundit, për sa kohë aty ka banorë që jetojnë prej dekadash dhe çdo vepër publike është në shërbim të komunitetit. Por në çdo territor të Shqipërisë, prevalon ligji i potencialit arkeologjik. Ne në këshillin e monumenteve, kemi jo pak projekte të veprave publike të cilat kalojnë për miratim më parë tek ne dhe ne i vlerësojmë nëse ka potencial arkeologjik. Në zonë e Mozaikut Arkeologjik të Tiranës nuk ka shkelje të ligjit”, deklaroi ministrja./ATSH
LEXO EDHE: Ndërpriten punimet në mozaik: Është shkelur ligji i arkeologjisë…