Pyetësori i Prustit: Jusuf Buxhovi

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Jusuf Buxhovi.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk ka të tillë, e as që duhet të ketë, sepse ushqen mashtrimin…

Cila është frika juaj më e madhe?
Mbetja në gjysmë të rrugës.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Punëtorin e ndershëm…

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Nuk ka të tillë, dhe as që duhet të ketë…

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Trimëria…

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Lavdërimi…

Në cilat gjëra e teproni?
Me heshtjen kur nuk duhet…

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Gënjeshtra…

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Nuk ka të tillë…

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Njeri dhe njerëzorja…

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Moskryerjen e ndonjë pune të nisur…

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Jeta…

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Obsesioni…

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Asgjë…

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Familjen dhe punën krijuese…

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Asgjë…

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Ky që jam…

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Vullneti…

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Kotjen…

Ku do të dëshironit të jetonit?
Kudo…

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Me qenë babë…

Çfarë vlerësoni tek një femër?
Me qenë nanë…

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Nuk ka të tillë, ngaqë nuk  do të lexoja më…

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Heronjtë paraqesin fatkeqësi…

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Heshtjen kur duhet…

Si do të dëshironit të vdisnit?
Duke krijuar…

Cila është motoja juaj?
E fal vrasësin, por assesi atë që më kthen në vrasës…/Gazeta Observer