Qafa e Dasmorëve, vendi ku janë vra krushqit ndërmjet veti

qafa e dasmorëve
Foto ilustrim

Qafa e Dasmorëve

(Haxhaj, Rugovë)

Rexhë Musa i Bogëve na ka pas thanë, po unë nuk muj e aj mênd mirë, aty ku janë ndrrua krushqit e kuja â’ kanë ajo nuse, a ka ardhë knej, ose ajo qe shkojke anej.
Veçse n’vakt t’ish Jugosllavijes janë teshë dasmorët nder veti tue shkua anej pej Peshteri e pej Uglle (se ka shqiparë anej).

Dy parë krushq janë tesh-ni parë tue marrë n’Rugovë e tye shkua anej, e Rugova, tue marrë njâ e tye ardhë knej.

Jo ,,Lshoma rrugën!”, jo ,,S’ta lshoj!”, aty krushqit janë vra ndermjet veti, e atij vêni i ka metë Qafa e Dasmorëve.

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: Nga folklori ynë I

Përgatiti: ObserverKult

==========================

LEXO EDHE:

Djali fukara që u ba mbret

dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna

Ish kanë ni mbret. Afër mbretit e kish pasë shpinë ni fukare. Fukareja e kish pasë gruen e mirë. Mbreti e kish pasë menen e keqe e dojke me ja marrë gruen fukaresë. Qysh m’i pre fukarenë? Qysh me e pre pa e kapë sheriati? E vet sadriazemin e vet. Sadriazemi tha:
– Duhet me shkue un’ edhe ti e me fjetë n’konak të fukares. Ai ngushtohet prej neve dhe thotë: “haj medet, kuku për ne, s’pata çka me i qitë, sall bukë e krypë!” Nëse na thotë kështu, mundesh me pre mbret, se nuk t’kapë sheriati.
U nisën e shkuen te fukareja. Kur i pa ai, i priti, i çoi në odë, e iku te e shoqja:
“Çka t’bajmë, na kanë ardhë mbreti e sadriazemi për darkë. Veç bukë e krypë kemi?”
Grueja i tha: Mos u tut hiç. Ktheja bukën e krypën e thuej: “Mirë se t’ka pru zoti padishah! Po ta kthej sofrën me tana t’mirat e zotit! Mbreti ka ardhë me mene t’keqe, po ti hiq mos u trem se s’guxon me t’ba kurgjo me sheriat nëse ja thue këto fjalë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult