Qëndisje mbi gjethe/ Njihuni me artizanen shqiptare që bën punime të rralla në Itali

Mentie Ruçi është shqiptarja e apasionuar pas qëndisjes. Ajo ndryshe nga të tjerët qëndis mbi gjethe.

Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, Mentia tregoi se ky pasion i nisi gjatë periudhës së pandemisë, në mënyrë që të motivonte njerëzit në atë moment të vështirë.

Megjithatë, ajo theksoi se qëndisjen me penj e ka dhe në gjak, pasi gjyshja dhe mami i saj janë shumë tradicionale dhe vazhdojnë të qëndisin ende.

“Vazhdoj të them që me gjethet kam një lidhje shumë të veçantë që kur isha fëmijë, i dashuroj ato. Ideja që të qëndisja më lindi gjatë periudhës së pandemisë, pasi ishte një kohë shumë e vështirë.

Ishte trendi i momentit këtu, që vizatonin në gur dhe shkruanin diçka pozitive, fjalë motivuese dhe i linin në cep të rrugës, dikush i gjente dhe një buzëqeshje krijohej.

Unë vazhdova të qëndis disa fjalë, të cilat i lija jashtë mureve të shtëpisë. Por kurioziteti i njerëzve ishte i madh dhe unë vazhdova të bëja gjëra më tepër dhe më të komplikuara. Pashë që gjethet rezistonin dhe kështu vazhdova.

Unë jam rritur me penjë në familje, gjyshja dhe mami, trikot vazhdojnë t’i bëjnë akoma me penj. E kemi në gjak”, rrëfeu Mentia./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFEHET ARTISTJA QË REALIZON TABLO ‘TË PIKTURUARA’ ME GJILPËRË: JAM RRITUR PAS VAJZAVE QË BËNIN PAJËN

Egla Memaj është artistja fierake që realizon tablo ‘të pikturuara’ jo me penel, por me gjilpërë.

Ajo shpalos një tjetër dimension të qëndisjes si metodë e lashtë pikture.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, 32-vjeçarja ka bërë një rrëfim për të karrierën dhe jetën e saj. Egla ka treguar si nisi ky pasion dhe hapat e parë në të.

“Me qendisjen jam rritur që fëmijë, që pas gjysheve, pas mamit, pas grave, pas gocave, të cilat bënin pajën. Bëhet fjalë për moshën 6-7-vjeçare kur kam qenë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult