Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar kineastët dhe shtëpitë kinematografike për hapjen e sezonit të konkurrimit të projekte kinematografike për filma artistik me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë, filma të animuar, si edhe projekte për zhvillim projekti në filma të metrazhit të gjatë të karrierës dhe filma të metrazhit të gjatë vepër e I&II.
Njëherësh është bërë edhe hapja e konkursit për festivalet ndërkombëtare të filmit, si dhe projektet e ndryshme kinematografike do të merret në konsideratë në varësi të orientimeve që do të japë qeveria lidhur me ecurinë e situatës së pandemisë botërore të krijuar nga COVID-19.
Qendra bën me dije se në zbatim të ligjit “Për kinematografinë” dhe përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, projekte kinematografike për konkurrim mund të paraqesin vetëm shtëpitë kinematografike/produksionet e regjistruara në QKK.
Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 5 qershor 2020.