Qendra Kinematografike e Kosovës sërish pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë

Qendra Kinematografike e Kosovës po përfaqëson sërish industrinë filmike të vendit në një nga ngjarjet më prestigjioze të kinemasë botërore – Festivalin e Filmit në Kanë të Francës.

Ashtu si në vitet e kaluara, QKK ka ngritur shtandin e saj në Marketin e Festivalit, këtë vit përsëri në bashkëpunim me Shqipërinë, duke dëshmuar përkushtimin për prezantimin dhe zhvillimin ndërkombëtar të kinematografisë shqiptare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka theksuar rëndësinë e përkushtimit të gjatë që qëndron pas një filmi të realizuar:

“Shumë vite punë në prapaskena kalohen në bashkëpunim, rrjetëzim, ngritje fondesh, përshtatje vizioni artistik për distribuim dhe promovim ndërkombëtar e vendor, në mënyrë që produkti kinematografik një orësh e gjysmë të shfaqet i përfunduar në ekranin e madh”, ka shkruar Kurti.

ObserverKult


Lexo edhe:

“SHKODRA ELEKTRONIKE” REAGON PËR HERË TË PARË PAS FINALES SË EUROVISION