“Qëndroi 8 javë në allçi”, Iris Luarasi tregon si e përjetoi aksidentin e bashkëshortit

Iris Luarasi është një person e cila duket sikur çdo gjë “e ka në vijë” dhe asnjëherë nuk përballet me probleme, ajo është gjithnjë e qeshur dhe e kuruar deri në detaje.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar se edhe ajo ka pasur përplasjet e saj nga jeta, por në përgjithësi është një njeri që shikon “anën pozitive të medaljes”.

Në intervistën 2+3, pedagogia Luarasi ka rrëfyer dy nga ngjarjet  më të vështira të jetës së saj dhe se si i ka kaluar ajo këto momente.

Rasti i parë ishte aksidenti i bashkëshortit të saj, i cili e mbajti këtë të fundit 8 javë në krevat pasi u detyrua të vendoste allçi.

Duket sikur jeta me ty nuk është treguar e vrazhdë në asnjë moment, por a është e mundur që një njeri të ketë vërtet një jetë të tillë pa momente të vështira?

Iris Luarasi: Nuk ka asnjë njeri që t’i shkojë jeta vaj, por kur t’i përpiqesh të gjesh gjëra pozitive edhe brenda asaj pjese kur nuk të shkojnë gjërat vaj është po prapë një gjë e mirë.

Përpara një viti im shoq pësoi aksident ishte më biçikletë, duke kaluar në semafor nga një trotuar në tjetrin, një taksi që si duket u mbush me njerëz dhe niset, e përplasi tutje, ndejti 8 javë në allçi, në krevat.

Pa diskutim, në momentin që  ndodh kjo gjë të duket sikur “çfarë ke bërë që të ndodh edhe kjo”. Përveç traumës që i shkaktoi atij kjo gjë, kjo është një traumë për të gjithë familjen.

Si e kujton këtë moment, ti ishe me të?

Iris Luarasi: Jo, unë isha në shtëpi, ai kishte dalë për të marrë diçka që ja kërkuam unë dhe Ashli dhe ai nuk përton asnjëherë.

Kur mori në telefon dhe ma tha, unë kam dal me vrap nga shtëpia për të parë çfarë ka ndodhur, se mendja shkon gjithmonë për më të keqen.

Më pas kur Enoja ishte në shtëpi, në  krevat në allçi, unë ngrihesha dy orë më parë se ç’ngrihesha gjithmonë, e në një moment kam thënë, “po mirë nuk mjafton që unë bëj katër punë, por duhet të bëj  edhe këto gjërat ekstra?!”, më pas thash me vete që nuk duhet ta fusja veten në këto energji negative, “kjo ishte për të ndodhur, nuk ke çfarë i bën dhe nuk e ndryshon dot”.

Në fund të ditës ato dy muaj do kalonin dhe e rëndësishme është që nuk ka pasur një ngjarje që mund të ishte shumë herë më e keqe se aq.

Prandaj them është thjesht çështje se si e rakordon çelësin brenda mendjes. Ishte vetëm një moment, pastaj  me mendja thua, “kjo ndodhi dhe unë do vazhdoj përpara”.

Në atë kohë i thash edhe Enos, ai ishte në krevat, në një moment që ishte i detyruar të mos bënte asgjë vet.

I thash, “e di si është puna, jo të gjitha vijnë për keq, mbase kishte ardhur koha të bëje disa  pushime. 

Por jo vetëm kaq, tani kam kuptuar se sa shumë gjëra bën ti në shtëpi dhe që unë i marr sikur janë gjëra të  thjeshta, kështu që kuptova dhe rëndësinë e madhe që ke ti në shtëpi”./tvklan.al


Lexo edhe:

HISTORIA E TRISHTË E EDI LUARASIT: GJATË VITEVE TË DËNIMIT PUNOVA SI RROBAQEPËSE DHE NGRIJA ARKA

Një nga karakteret më të spikatura të skenës shqiptare, emblema e Festivalit XI në Radio Televizion Shqiptar, ndërroi jetë në ditën e tretë të dhjetorit të vitit të kaluar, në moshën 81-vjeçare.

Prej vitesh, artistja ishte larguar nga jeta skenike dhe ajo publike. Lajmin e vdekjes e pati ndarë djali i aktoresEldon Luarasi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult