
Nga Qerim Vrioni
Para disa ditësh në një nga netët e Festivalit të tretë të këngës në Kosovë (2025), që u zhvillua në Prishtinë, kompozitori i njohur prizrenas z.Reshat Randobrava u nderua me “Çmimin e Karrierës” për krijimtarinë e tij të gjatë muzikore.
“Okarina e Artë“ (okarina- instrumenti më i vjetër muzikor i gjetur në trevat shqiptare-(interneti)) emërtohet çmimi i nderit që iu dorëzua kompozitorit Randobrava nga drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla. (në foton shoqëruese).
Ai ka kompozuar shumë këngë të kënduara gjerësisht nga shqiptarët. E veçantë mendoj se ngelet ajo me titull “O moj ti me sytë e zi” e kënduar fillimisht nga Sabri Fejzullahu, mandej edhe nga mjaft këngëtarë të tjerë nga të dy anët e kufirit londinez, që ndanë shqiptarët.
Kjo këngë është kompozuar rreth viteve ’70, kohë kur Kosova ishte brenda shtetit jugosllav dhe shoqërohet nga vargjet e poezisë “O moj ti me syrin e zi” të poetit njohur nga Korça, Asdreni.
Ky ishte një hap i goditur i kompozitorit nga ana artistike, por sidomos me frymë të lartë atdhetare për njëjësimin e kulturës tonë kombëtare. Jetë të gjatë e nderim për kompozitorin Reshat Randobrava!
ObserverKult
Lexo edhe:
PARAJA NUK ËSHTË ASGJË, PUSHTETI NUK ËSHTË ASGJË! I LUMTUR ËSHTË AI QË DI TË DOJË!






