“Qielli mbi Berlin”, sonte në Kino Lumbardhi

“Qielli mbi Berlin”, është filmi i cili do të shfaqet sot në Kin oLumbardhi në Prizren, me fillim nga ora 20:00.

Filmi shfaqet në kuadër të programit të filmit “Retrospektiva e Wim Wenders”, dhe do të jetë i titruar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Shfaqja është pjesë e retrospektivës së shtatorit të regjisorit të shquar gjerman Wim Wenders, organizuar nga Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Institutin Goethe dhe Fondacioni Wim Wenders dhe mbështetur nga Ambasada Gjermane.

Organizatorët njoftojnë se hyrja është falas./ ObserverKult