
U nda nga jeta aktori kosovar, Lulzim Rexha.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës me anë të një statusi në Facebook, ku kanë shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e tij.
“Lulzim Rexha do të kujtohet gjithmonë për punën dhe përkushtimin e tij në skenën e teatrit, si dhe për kontributin e tij të palodhshëm në kinematografinë kosovare”, thuhet në njoftimin e QKK-së.
Humbja e tij lë pas një boshllëk të madh në skenën artistike, ku ai ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite.
ObserverKult
Lexo edhe:






