reklamë

“Quietcation”, trendi i ri i pushimeve: Larg ekranit dhe drejt qetësisë

Një trend i ri po riformëson mënyrën se si njerëzit zgjedhin të pushojnë: “Quietcation”, pushimet e qeta dhe të shkëputura nga bota digjitale.

Ndryshe nga udhëtimet me ritëm të shpejtë dhe presioni për të ndarë çdo moment në rrjetet sociale, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të “zhduken nga radarët” për disa ditë, duke kërkuar qetësi, izolim dhe rigjenerim mendor.

Ky fenomen lidhet ngushtë me ndikimin e mbingarkesës digjitale në shëndetin mendor. Studiuesit theksojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj informacionit dhe përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit. Shkëputja nga pajisjet dhe zgjedhja e destinacioneve të qeta ndihmon në uljen e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies.

Sipas të dhënave të fundit nga platformat e kërkimit të udhëtimeve, kërkimet për “pushime të qeta” janë rritur me rreth 50%, duke reflektuar një ndryshim të qartë në preferencat e udhëtarëve.

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se “Quietcation” nuk është thjesht një modë kalimtare, por një reagim ndaj ritmit të shpejtë të jetës moderne. Në vend të destinacioneve të mbipopulluara dhe eksperiencave intensive, turistët po orientohen drejt vendeve të izoluara, natyrës dhe aktiviteteve që favorizojnë reflektimin dhe pushimin e vërtetë.

Në thelb, kjo qasje e re e udhëtimit zhvendos fokusin nga dokumentimi i përvojës tek përjetimi i saj – duke rikthyer pushimet në funksionin e tyre më të thjeshtë: të dëgjosh, të ndjesh dhe të rikuperosh energjinë./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

Mehmet Elezi: Çka e zvogëlon Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe?