“Qytetet fantazmë” të Shqipërisë (Fotografi të rralla)

Gjatë Luftës së Parë Botërore, austro-hungarezët administronin veriun e vendit dhe zonën e ultësirës perëndimore, deri në Vlorë.

Prezenca austro-hungareze në Shqipëri do të zgjaste nga janari i vitit 1916 deri në nëntorin e vitit 1918.

Ardhja e tyre në Shqipëri nuk u karakterizua nga përplasje të armatosura. Madje pati edhe një ftesë publike nga ana e krerëve lokale për popullatën që t’i prisnin austro-hungarezët si çlirimtarë dhe jo si pushtues.

Në këtë kontekst, në qytetet kryesore ku ishin prezente forcat austro-hungareze do të zhvilloheshin ceremoni të posaçme për pritjen e trupave, këto momente janë fiksuar edhe në foto.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, austriakët konsiderohet se kanë ndikuar shumë me projektet e tyre infrastrukturore. Sigurisht projektet kishin qëllime ushtarake,  megjithatë përfitimet do të ishin të dyanshme.

Në fotot e mëposhtme të arkivës austriake që i përkasin viteve 1916-1918 janë të fiksuara pamje nga “qytetet fantazmë”. Pra nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe ceremonitë që janë zhvilluar në ato vite për pritjen e trupave ushtarake./scan

Kavaja 
Peqini
Kruja 
Lezhë
Shëngjini
Rruga drejt Vorës
Rrogozhina 

Kreshnik Kuçaj/Scan-tv

=============================================

Lexo edhe:

Fotografitë e rralla që dëshmojnë rënien e diktaturës në Shqipëri

ObserverKult