Qyteti i gurtë plot me turistë

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës këtë fundjavë u kthye në një nga destinacionet e vizitorëve vendas.

E renditur përherë e më shumë si një ndër qytetet elitare të turizmit shqiptar, në Gjirokastër qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi shprehet se “Gjirokastra plot me vizitorë vendas këtë fundjavë, si paralajmërim i asaj që do të ndodhë gjatë këtij sezoni dhe më tutje. Vizioni ynë është për ta shndërruar qytetin dhe zonat përreth edhe në një destinacion fundjavash për ata që lëvizin brenda vendit”.

Golemi bën të ditur se po punojmë me projektin e sheshit të “Çerçizit” që do t’i shtohet Pazarit të restauruar si një tjetër xhevahir i trashëgimisë tonë kulturore dhe një hapësirë më shumë për t’u vizituar e bërë biznes.

“Rrjeti i ri i muzeve do të jetë gjithashtu një vlerë e shtuar e ofertës tonë turistike për vizitorët. Falë vaksinimit masiv ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se ai i vitit të shkuar. Më e keqja ka kaluar, më e mira është e gjitha përpara”, – shprehet Golemi.

Pas transformimit të Pazarit të Vjetër në Gjirokastër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës/atsh

ObserverKult

LEXO EDHE:
Gjirokastra, qyteti magjik me një të shkuar të trazuar…