Qyteti i Ndaluar- vendi që u ndalua të vizitohej brendia e tij për 500 vjet gjatë kohës së sundimit të dinastisë Qing
Gjatë kohës së sundimit të dinastisë Qing, ishte e pamundur të shkoje në Qytetin e Ndaluar, nëse e bëje, mund të përfundoje pa kokë.
Qyteti i Ndaluar përbëhet nga shumë ndërtesa të lashta dhe pallate të mëdha, është më i madhi i llojit të tij në botë. Ai nuk mund të vizitohej gjatë sundimit të dinastisë Qing. Askush përveç perandorëve dhe shërbëtorëve të tyre nuk e pa pjesën e brendshme të tij për më shumë se 500 vjet.
Të paktën në kohët moderne, vizitorëve u lejohet të eksplorojnë kompleksin e lashtë dhe të dëgjojnë disa prej legjendave të tij.
Legjenda thotë se katër kullat e rojës në Qytetin e Ndaluar janë ndërtuar si rezultat i një ëndrre. Sipas këtij versioni, Qyteti i Ndaluar në dinastinë Ming kishte vetëm mure shumë të lartë, por asnjë kullë. Perandori Yongle ishte në krye, në shekullin 15 kur kishte parë një ëndërr për qytetin, në këtë ëndërr, ai pa kulla fantastike në qoshet e qytetit.
Kur perandori u zgjua nga kjo ëndërr, ai u kërkoi menjëherë ndërtuesve që t’ia bënin ëndrrën realitet. Legjenda vazhdon se pas dështimit të dy ekipeve të ndërtuesve, vetëm ndërtuesi i tretë kishte arritur t’i modelonte kullat sipas parashikimit të perandorit.
Pasi i modeloi kullat sipas një shpelle bariu, projektuesi u kujdes të fus edhe numrin 9 në kulla dhe këtë e bëri për të kënaqur më shumë perandorin. Numri nëntë thuhet se përfaqësonte perandorët./ Bota.al
———————–
Lexo edhe:
THEMELIMI I ROMËS: PAK TË VËRTETA DHE SHUMË LEGJENDA
ObserverKult