Lini është ndërtuar midis 5800 – 5900 para Krishtit, Radio Televizioni Zviceran jehonë zbulimit arkeologjik! 2000 vjet më i vjetër se vendbanimet e njohura në Zvicër.
Zbulimi se në Lin mund të jetë vendbanimi më i vjetër në Europë, ka tërhequr vëmendjen edhe të medias zvicerane.
‘Schweizer Radio und Fernsehen’ (SRF) (Radio Televizioni Zviceran) ka publikuar pamjet gjatë gërmimeve në Lin.
“Vendbanimi më i vjetër… u gjet gjatë gërmimeve Shqipëri. Provat e para shkencore janë tashmë të disponueshme se Lin është ndërtuar midis 5800 dhe 5900 para Krishtit. Kjo e bën atë rreth 2000 vjet më të vjetër se vendbanimet më të vjetra të njohura në Zvicër.
Sipas studiuesve të përfshirë, ky është projekti më i madh arkeologjik në Evropë shkruhet në përshkrimin që shoqëron videon në faqen zyrtare të facebook të këtij televizioni.
Në krye të këtyre kërkimeve arkeologjike janë arkeologu i njohur Ardian Anastasi dhe zvicerani Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës.
12 zhytës profesionistë arkeologë dhe studiues kanë intensifikuar kërkimet brenda në liqen që prej muajit qershor 2023 ndryshe nga një vit më parë kur kërkimet arkeologjike po zhvilloheshin në tokë këtë herë arkeologët janë përqendruar vetëm nën ujë.
Ndërsa kërkimet arkeologjike për sitet LIN 1, LIN 2 dhe LIN 3 pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm./Shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
DERI 3000 VITE MË PARË ISHIN NJË SUPER-FUQI, ÇFARË NDODHI ME “POPUJT E DETIT”?
Që në fillimet e njerëzimit, qytetërimet janë shfaqur dhe zhdukur, duke na lënë pas artefakte, histori dhe legjenda misterioze. Popujt e Detit janë një shembull. Veçanërisht intrigues i kulturave të zhdukura, të cilët lanë një gjurmë të pashlyeshme në botën tonë moderne.
Popujt e Detit ishin një konfederatë detarësh që udhëtuan në të gjithë rajonet e Mesdheut dhe Levant gjatë shekullit XIII Para Krishtit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult