Radomira, destinacioni i duhur për të apasionuarit pas alpinizmit

Radomira, në Dibër është një nga zonat më të bukura për natyrën dhe resurset e saj.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” publikoi fotografi nga Radomira, duke ftuar të apasionuarit pas alpinizimit të vizitojnë këtë zonë.

I ndodhur 37 km nga Dibra, fshati i Radomirës shtrihet rrëzë malit të Korabit, më i larti në Shqipëri. Radomira është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik nga të apasionuarit pas alpinizmit. Pranë këtij fshati sidomos gjatë stinës së verës vijnë shumë turistë vendas e të huaj.

Dibra ka resurse të jashtëzakonshme natyrore, pasi është një nga trevat më të bukura të vendit, kufizohet me Maqedoninë dhe shtrihet në një territor të gjerë, nga lartësia e malit të Korabit dhe deri në kufijtë e Matit me malin e Dejës, ku shtrihet në veri Lura, një nga perlat e Shqipërisë./atsh