Provincializmin kulturor, nxjerr në pah mediokritete, madje ato zënë vend të merituar!

Nga Rafet Rudi: Për provincializmin kulturor

Rruga provincialiste ka për qëllim vendosjen e një sistemi vlerash të veçanta të shkëputur nga bota, ku  mediokritetet zënë vend të merituar dhe formojnë autoritete. Pse zgjedhet kjo rrugë?

Për arsye fare të thjeshtë: këtë rrugë e zgjedhë një mentalitet i cili është e paaftë t’i bëj ball standardeve universale artistike– profesionale.

Ky mentalitet i ngujuar në vetëvete, i mbërthyer me haluciacione, fillon të imagjinoj dhe të vendos sistemin e vet vlerash.

Ky mentalitet sharlatanesk formon ambiente ku kultura (dhe muzika në të) e mbështjellë me folklorizëm transparent dhe me joprefosionalizëm eklatant jeton si vlerë dhe ka edhe rekompenzim shoqëror; ky mentalitet formon ambient përshtatshëm ku parametrat vlerësues janë shumë të ulët dhe jashtë kritereve të mirëfillta të kulturës (muzikës) që sot krijohet në botë; ky mentalitet formon ambient ku muzika e tipit të njohur e “realizmit socialist” promovohet si kulturë e vërtet kombëtare; por ky mentalitet cili është i bindur se nuk do të ketë dëmkosje (estetike) të kritikës sonë mund të lëvizë drejt një përmbytjeje kuturore dhe kështu të pësojë fatin e kulturës “të ndritshme”, “optimiste” enveriane.

Mjerisht nga kjo përmbytje do të pësonim të gjithë sidomos gjenerata e re e cila do ta vërej se ka qenë e mashtruar dhe do të vërejë se asaj iu janë vjedhur vitet më të rëndësishme të ngritjes profesionale.

Këtë zhgënjim janë duke e përjetuar të gjithë të rinjtë tanë që dita ditës dalin jashtë Kosovës dhe e shohin se ‘vlerat’, “autoritetet”, dhe mitet për kulturën tonë janë të rrejshme.

Atyre vetëm iu është dashur një ndeshje e vogël me një sistem tjetër vlerash, më një sistem ku vlera artistike është vlerë absolute, vlerë e cila në asnjë mënyrë dhe me asnjë qëllim nuk mund të relativizohet, as me shpjegime kinse “të interesit të lartë kombëtarë”. Interesi autetentik kombëtar është krijimi i vlerave të mirëfillta artistike, vlerave të afta t’i nënshtrohen vlerësimeve dhe parametrave bashkëkohor, të standardizuar. Kultura kombëtare mund të mbrohet vetëm me cilësi.

Ne duhet ta braktisim përgjithmonë mentalitetin e formimit të shkrimtarit tonë (me masën tonë), i cili ndërton emër me botime vetanake dhe me botime të botuesve lokal; kompozitorin tonë i cili bëhet “i famshëm” me ekzekutimin e veprës së tij vetëm në Prishtinë e Tiranë apo Gjakovë e Elbasan, tipin e ‘profesorit universitar tonin’ dhe ‘akademikun tonë’ i cili sot (ne shekullin XXI!), ta zëmë, nuk din të shkruan në një gjuhë botërore dhe i cili një thirrje (‘autoritet’) të tillë të lartë mund ta gëzojë vetëm në Prishtinë e Tiranë dhe askund tjetër!

Provincializmi është rrezik permanent i kulturave të vogla, kulturave të paformuara dhe të pa profilizuara deri në fund.

Si pasojë e ngecjes historike, si pasojë e investimeve të pamjaftueshme, kultura jonë e ka vështirë t’i ikë rrezikut nga kriteret dhe standardet provinciale.

Në drejtim të një shkalle më të lartë të funksionimit kulturor, ajo duhet të përvetësoj plotësisht, dhe sa më shpejt, standardet që mbretërojnë në kulturat e stabilizuara.

Kultura jonë, si një kulturë e vogël dhe pa fuqi të madhe promovuese, duhet sa më shpejt të braktis rrugën provincialiste, që dikur, në stadet e kaluara, ka ekzistuar tek ne, e që ende jeton në disa koka të dehura të disa individëve, që ëndërojnë arrijen e famës në mënyrë të shpejtë në art.

Ky mentalitet tenton ta ruaj dhe ta reinkarnoj një sistemi të veçantë vlerash, të shkëputura nga standardet botërore, që si pasojë mund të prodhoj një botë utopike, të çoroditur dhe groteske, ku do të mbretëronin, pashmangshëm, mediokritetet.

ObserverKult


Lexo edhe:

RAFET RUDI: A KEMI TALENT, QË DO TË ZËNIN VENDIN E NEXHMIJES APO VAÇES?

Nga Rafet Rudi

Në një prej emisioneve televizive ku bisedohej mbi profilin artistik të Nexhmije Pagarushës, gazetarja më bën një pyetje logjike dhe të thjeshtë: “a do të kishte bërë emër dhe autoritet të njejtë Nexhmija, po të vepronte në kohën e sotme”. Përgjigja ime ishte e kushtëzuar: “në këto kushte – jo”.

Fakti se ajo ka vepruar në një kohë tjetër, pa mëdyshje, ka qenë fat për Nexhmijen, njëkohësisht ka qenë fat i madh për muzikën tonë!


Ajo ka vepruar në një kohë kur jeta muzikore në fushën e këngës popullore ishte, ndoshta, më e varfër por, pa asnjë dyshim, ishte një jetë më e konsoliduar. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult