Rajmonda Bulku nuk ka nevojë për filtra në foto, ja çka publikon!

rajmonda bulku
Rajmonda Bulku

Rajmonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.

Së fundmi, aktorja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë. Ajo ka publikuar disa nga kopertinat e revistave që ka qenë pjesë, dhe duhet thënë që hijeshia e saj është mbresëlënëse.

Rajmonda Bulku

Ndryshe nga më parë, sot me anë të filtrave të gjithë mund të realizojnë fotografi të bukura, këtë gjë e ka vënë në dukje edhe aktorja në një nga postimet e saj në Instagram.

Rajmonda Bulku

“Si ka ndryshuar koha e cilësia e gjërave. Foto të thjeshta pa nderhyrje, tani filtrat bëjnë çudira”, ka shkruar aktorja, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të realizuara në vite të ndryshme.

Rajmonda Bulku

Duket sikur vitet kanë ndalur për Rajmonda Bulkun, e cila ka qenë dhe mbetet një nga yjet e rrallë të kinematografisë shqiptare./gazetatema

Rajmonda Bulku

ObserverKult

Lexo edhe:

RAJMONDA BULKU: NA AKUZONIN SE S’DINIM TË PUTHESHIM!

Rajmonda Bulku rrëfen prapaskenat te ‘Vdekja e kalit’: “Na kritikonin se brezi juaj s’di as të puthet”…

Filmi i mirënjohur shqiptar, “Vdekja e Kalit” vjen i restauruar. Në premierën e tij, shfaqur, kohë më parë, në ambientet e Parkut Olimpik, vetë aktorët protagonistë të tij, e konsideruarn një premierë e dytë.

“Ishte një premierë e parë për mua nga ana artistike emocionale. Nëse në premierën e parë ishim në një kompleks gjërash qoftë edhe për idenë e të puthurës, apo një skene krevati…

Nuk e di ç’do na thonin njerëzit që në të vërtetë nuk thanë asgjë dhe e mirëpritën. Unë mund të kem qenë e ngurtë në sallë. Sot emocioni filloi që në sekondën e parë. Nuk mbaroi deri në fund. Në fund i thash vetes ‘jam e lumtur që jam pjesë e këtij filmi dhe që ky film është në arshivën e kinemasë tonë. I duhet historisë së këtij popullit, i duhet brezave.”- tha aktorja Rajmonda Bulku.

Çfarë ndryshimi ka ky film i restauruar në vetvete?

– Për fat të keq e kemi xhiruar në grahmat e fundit të Kinostudios. |Nëse do donim të bënim një dubël tjetër, ku me pa të drejtë na akuzonin që ‘brezi juaj s’di as të puthet’, s’do mundnim. Ata kanë harruar që ne nuk kishim film për të bërë dubël të dytë. E kemi bërë vetëm me një dubël. Nuk kishte më film Kinostudio. Dhe niveli i filmit, ishte ç’kishte mbetur. Është një film i bërë vetëm nga dashuria jonë. I grupit të filmit, i Timos, i Bardhyl Martinjanit. Që ka qenë operatori i filmit atë nuk e haroj. Saimiri që e çoi filmin deri në fund dhe që ka bërë edhe një montazh të shkëlqyer. Është një film që ka emocion në çdo episod.

Tekstin e plote e gjeni KETU

ObserverKult