Raketat ruse goditën banesën e saj, ndërron jetë aktorja e njohur ukrainase

Aktorja e njohur ukrainase, Oksana Shvets, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Kjo për shkak se banesa e saj, e cila ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur Teatri i të Rinjve, ku Shvets bënte pjesë. “Fox News” shkruan se artistja ndodhej në banesë e saj në çastin kur ndodhi sulmi duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

“Gjatë bombardimeve me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e merituar e Ukrainës, Oksana Shvets,” thuhej në deklaratën e Teatrit të të Rinjve.

“Kujtim i ndritur për aktoren e talentuar! Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”, kanë shkruar kolegët e saj.

Vdekja e Shvets u raportua gjithashtu edhe në mediat sociale, përmes llogarisë në “Twitter” të Kyiv Post.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se aktorja e njohur pati një karrierë të gjatë në film dhe teatër ku ka shkëlqyer me paraqitjet e saj, transmeton ‘gazetashqip’.


Lexo edhe:

FLET SHKRIMTARI UKRAINAS: “SHPRESOJ TË MBIJETOJ, JANË KOHË TË VËSHTIRA…”

ObserverKult