Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka akorduar akademikut Rexhep Qosja, titullin: Kordoni i Madh me Yll i Medaljes.
Rama vlerësoi figurën atdhetare dhe letrare të Rexhep Qosjes, duke thënë se është dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare.
Më tej, kryeministri kujton kur Qosja njëherë e kritikoi me një artikull “Opozitë me duar në xhepa”, pasi Rama si kryebashkiak i Tiranës, kishte vizituar një kantier të një shkolle në Tiranë.
Ai thotë se, artikulli i dhembi atëherë dhe prej asaj kohe, nuk i mban më duart në xhepa, transmeton ‘konica.al’.
“Është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh. T’i shprehësh mirënjohjen e të vlerësosh një njeri të admirueshëm, do të thotë të marrësh uratën e tij. S’ka se si të mos më lumturojë, aq më tepër që jamë kryeministri më i mirë mes artistëve. Kurse profesori ësthë më i vetëdijshmi i një gjuhe e një kombi.
Vetëdija atdhetare e Qoses është tipari dallues i një intelektuali. E patrioti të palëkundur, zotni burrë i shqipes.
Qëndron në kohë si shembulli gjurmimit të së mirës së përbashkët, në një vend ku zhurmat. Dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik.
Ka qenë shumë vite më parë, kur asokohe nxënës në Liceun Artistik, mes rafteve të lejuara nga censura komuniste më ra në dorë ”Anatemia e kulturës”. Nuk e di sa herë i jam kthyer faqeve të atij libri, ishte i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër.
Përçonte një aromë krejt tjetër nga botimet shabllone të kritikës së marksizëm leninizmit. Qysh atëhere u vura në gjurmët e autorit të atij libri. Më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare. Kur flitej për Barletin e Çeçovin, mua më shfaqej Qosja.
Kur vetë jeta e tij e ndërkallur në atdheun e tij, në rrahjen e pulsit të kombit të vet, është një libër i shkruar me ndërgjegjen.
Megjithëse profesori i meriton të gjitha, krejt prej meje dhe të tjerëve. Për mua Rexhep Qosja hyn ndër ata njerëz që jam me fat ta quaj veten bashkëkohës dhe është privilegj.
Mbetet për mua një përjetim të 2018, një moment i veçantë përbashkues kombëtar rreth kujtimit e përkujtimit të Skënderbeut në 550-vjetorin e kalimit të tij në amshim. Qosja e Kadareja u bë kumbar. Ai pranoi në intimitet në kullën e librave të tij. Simbolin e vogël të vitit mbarëkombëtar që e vuri në jelek në krahun e zemër.
Kur e pashë sot atë foto, yllin në krahun e zemrës, pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë. Ky symbol është ai i medaljes së kryeministrit të Shqipërisë, që kam nderin tia dorëzoj sot profesorit dhe bashkë me kryeministrin e Kosovës bash me 85-vjetorin e lindjes së tij.
Mbase sot është dita dhe të nxjerrë diçka shumë personale për të thënë se nga koha kur ishta në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa.
E kam fjalën për njëherë kur gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, por ishta dhe kryetar opozite, kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe një vëzhgues i imtë më kritikoi me një artikull ”Opozitë me duart në xhepa”.
Nuk e fsheh dot. Dihet botërisht që kritikët e mi e dinë që nuk më bëjnë kritikë. Por mua, le të më gjejnë një foto me duar në xhepa gjatë vizitave të mia në kantier. Besojeni ose jo, menjëherë më kujtohet Qosja. Me atë artikullin qortues dhe i heq direkt. Siç thotë profesori, njeriut i duhet t’i dhembë diku, vetëm budallenjve nuk u dhemb asgjë. E pra, që atëherë më dhembi dhe kurrë më, duart në xhepa.
Qosja nuk e ka fuqinë vetëm te gërmat, por i rendit njeriu që e ka mishëruar me forcën e shembullit fjalën e dhënë të rrugëtimit aspak të lehtë. Të një jete që fatmirësisht shpresoj të jetë më e gjatë. Më kujtohen dhe disa kritika, që do ishte mirë të merrja personalisht.’’- tha Rama.