Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideron fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit, krejt ndryshe nga herët e tjera. Kjo pasi që pretendon se nuk kanë kundërshtarë konkret.
I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” Rama pranoi se ka disa gjëra që s’janë bërë mirë, por është e rëndësishme që nuk flitet për premtime si “do t’u sjellim ujë” .
Tutje shtoi se duhet të përmirësohet bilanci duke qenë se Tirana ka rritje të madhe të popullsisë.
Rama bëri një koment edhe për të gjithë kritikët e këngës së fushatës. “Nuk është tallava, është kombinim mes hip hop me muzikën tradicionale.
E shijoj shumë edhe tallavanë. Tani këta hundëhollët e buzëhollët që kanë problem me tallavanë, ju siguroj që nuk e kanë dëgjuar kurrë Beethovenin nga fillimi deri në fund”, tha Rama.
Sa i përket podcast-it që bën me personazhe të ndryshëm dhe publikon episode çdo të shtunë, Rama shprehet se është frymëzuar nga gazetari britanik Alastair Campbell.
“Kisha kohë që e mendoja… Por fakti që kam marrë gjithë këtë hov zëri në vesh tregon se njerëzit kanë nevojë të jenë në hapësirën e jetës së tyre.
Ku të mos jenë të imponuar nga imazhi, por të mund të shijojnë një bisedë që zakonisht është më e thellë se sa biseda që bëhet në televizor.
Mua vetë më ka tërhequr për 2 arsye. E para se podcasti sjell më shumë njerzillëk në komunikimin e përditshëm publik. Dhe e dyta ne kemi shumë nevojë për njerzillëk në hapësirën e komunikimit mediatik.
Alastair Campbell ka qenë shtysë”, tha Rama./tirananews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA ÇEL EKSPOZITËN PERSONALE NË ATHINË: JAM ARTISTI MË I MIRË NË MESIN E KRYEMINISTRAVE
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e hapur në Athinë.
Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë, ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë. Ai shihet ndërsa i prezanton punët e tij homologut grek Kyriakos Mitsotakis.
“Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramën në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë “Improvizimet”,. Këtu prezantohen vepra dhe skulptura,” shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.
Tekstin e plotë mnund ta lexoni KËTU:
ObserverKult