Rama i pikëlluar për Cutugno: Të prisnim në Vlorë, por Zoti vendosi të pushosh në paqe

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno, pas lëngimit të gjatë nga një sëmundje e rëndë.

Për Cutugnon, kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se ka qenë një italian i madh dhe i vërtetë.

 “Ishe një Italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të lë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbetën të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij Facebook.

Rama, më tej ka falënderuar për gjithçka Toto Cutugno derisa ka theksuar se ishte privilegj të jetonte njëkohësisht me një legjendë si ai.

Ndryshe, artisti Cutugno do të mbahet mend përgjithmonë për të famshmen “L’Italiano”, një këngë që është kthyer në një simbol edhe jashtë shtetit italian.

/ObserverKult  


toto cutugno

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KANTAUTORI I NJOHUR TOTO CUTUGNO

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno vdiq të martën rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.
Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult