Ndërsa artistët, aktivistët, qytetarët përleshen me forcat e policisë, kryeministri Edi Rama publikon një video, përmes së cilës tregon një Tiranë ndryshe.
Në videon e shpërndarë në “Facebook” dallohen qytetarët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë për shëtitje dhe po shijojnë këtë të diel, larg asaj çfarë po ndodh pranë Teatrit Kombëtar.
Si pasojë e shembjes së godinës së Teatrit në orët e para të mëngjesit, shumë qytetarë, të revoltuar nga ky akt, janë konfrontuar disa herë më efektivët e policisë në tentativë për të çarë kordonin metalik.
Ndërkohë, dhjetëra protestues janë shoqëruar në polici, mes të cilëve ish-deputetë, artistë e gazetarë.