Në vigjilje të ditës së shënuar kombëtare të “Besëlidhjes së Lezhës”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau pamje të muzeut virtual në vendvarrimin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Rama tha se muzeu virtual në vendvarrimin e Skënderbeut ofron një spektakël imazhesh historie.
Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Mesjetës.
Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastrioti, pas kthimit, për herë të parë mblodhi në një kuvend të gjithë princat shqiptarë, me qëllim përballimin e sulmit otoman./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA NGA TOKIO: “HIMNI SHQIPTAR SIÇ NUK E KENI DËGJUAR KURRË” (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një performancë tejet të veçantë, të luajtur nga një artiste japoneze në kuadër të vizitës së tij në Tokio.
Artistja japoneze interpretoi himnin tonë në një mënyrë krejtësisht të veçantë si një mjeshtre e rrallë e harpës.
Ky interpretim erdhi për nder të vizitës së delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Rama .
“Me himnin tonë të luajtur siç nuk e keni dëgjuar kurrë, nga një mjeshtre e harpës gjatë Albanian DayAl në Tokio”, shkruan Rama.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MUZEU KOMBËTAR ME EKSPOZITË PËR SKËNDERBEUN, DREJTORI TREGON PSE NUK U HAP MË 17 JANAR
Në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë. Ekspozita është me riprodhime gravurash, flamujsh të principatave të Arbrit dhe fragmente të jetës e veprës së heroit.
Ekspozita vjen rreth 3 javë pas 17 janarit e njohur si data e ndarjes nga jeta të Skënderbeut. Drejtuesi në detyrë i institucionit, Dorian Koçi shpjegon vonesën dhe risitë.
“Nuk ishte e mundur të hapej në 17 janar se buxhetet hapen me vonesë derisa arrijmë buxhetin e ri. Viti i Skënderbeut është viti i Skënderbeut nga fillimi deri në fund. Kjo ekspozitë sjell për herë të parë disa këndvështrime që kanë të bëjnë me një koordinim, të gravurave të ndryshme të Skënderbeut që janë bërë në shek 17-18”, tha Koçi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult